Challandes vjen me përgjigje interesante kur pyetet për zëvendësuesin e Muriqit

Sulmuesi nga Prizreni ka pësuar një lëndim dhe nuk është i gatshëm të paraqitet kundër Çekisë.

“Është puna ime të vendos, por është edhe puna të mos e tregojë atë publikisht”, është përgjigjur fillimisht Challandes, përcjell lajmi.net.

“Silhavy (trajneri i Çekisë) nuk më ka treguar se kush luan në vend të Schik, kështu që unë nuk do të flas për Muriqin”.

“Janë të mundshme disa sisteme për lojën, por pika më e rëndësishme për nesër nuk do të jetë sistemi si do të luajmë, por diçka tjetër”./Lajmi.net/

Të tjera nga Kategoria