Capello: Klopp ka krijuar diçka magjike, ndërsa Guardiola…

Skuadrat e  Jurgen Kopp dhe Pep Guardiola, edhe këtë sezon do të thonë fjalën e fundit në Premierligë, në një sfidë që do të vazhdojë deri në xhirot e fundit.

Sipas Capellos, Jurgen Klopp ka krijuar diçka magjike, ndërsa Guardiola e sheh futbollin si teatër.

“Për mua, Klopp ka arritur diçka magjike. Atmosfera në Anfield është fantastike, ekipi pasqyron ndjenjat e tifozëve”, ka deklaruar Capello, përcjell lajmi.net.

“Lidhja në mes skuadrës, Kloppit dhe tifozëve është diçka unike. Guardiola është ndryshe. Unë mendoj se ai bën skuadrën të luajë sikur të ishin në teatër. Shfaqja është shumë e mirë, por është si të shkosh në teatër”./Lajmi.net/

Të tjera nga Kategoria