Capello: Ibra te Milan, transferim i shkëlqyer

‘Rossonerët’ po përballen me një formë katastrofale këtë sezon në Serie A, ku pas 11 xhirove renditen në vendin e 12 me vetëm 13 pikë.

“Do të ishte një veprim i shkëlqyer”, është përgjigjur Capello në thashethemet për rikthimin e Ibrahimovic te Milan, përcjell lajmi.net.

“Ibra nuk do të vinte vetëm për të kaluar dimrin (në Milano). Ai ende mund të bëjë ndryshimin në Itali”.

“Unë e njoh atë mirë dhe jam i sigurt se nëse ai do të rikthehej do të bëhej protagonist”.

Ibrahimovic ka luajtur për Milanin për dy sezone, ku ka shënuar 56 herë në të gjitha garat./Lajmi.net/

Të tjera nga Kategoria