Bislimi thotë se LDK’ja është partneri i parë i VV’së

Shefi i Shtabit Zgjedhorë të Lëvizjes
Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka thënë se nuk merret me PDK as me të tjerët
pasi që sipas tij, LDK mbetet partneri i parë për ndërtimin e Qeverisë.

Ai tutje ka shtuar se LDK-ja e dinte që
Vetëvendosje do ta merrte postin e kryeministrit, prandaj nuk e pranoi ofertën
e tyre.

Ai thotë se deklaratat e LDK-së se VV është
partneri i parë për bashkëqeverisje, po bëhen vetëm për slogan politik.

“Për neve LDK-ja mbetet partia e parë, por ne nuk jemi partia e tyre e parë. Deklaratat që ne jemi partner për ta, janë vetëm slogan politik. Nëse ka qenë Vjosa Osmani më e fuqishme se Isa Mustafa, atëherë ajo është dashur të bëhet kryetare e partisë, së pari duhet të kesh forcën brenda partisë”, ka thënë ai në KTV.

Sipas tij sondazhet në Kosovë nuk janë të
besueshme duke shtuar se rezultati në ditën e zgjedhjeve ndryshon nga sondazhet
e para zgjedhjeve.

Të tjera nga Kategoria