Balotelli konfirmon rikthimin në Etihad për një arsye të veçantë

29-vjeçari do të veshë përsëri fanellën e kaltërt, pasi luajti për klubin mes viteve 2010 dhe 2013, duke bërë 80 paraqitje dhe shënuar 30 gola.

Balotelli do të përbëjë një pjesë të skuadrës së Legjendave të Manchester Cityt, i cili do të ndeshet kundër një skuadre me të gjitha yjet e Premierligës në Etihad Stadium, përcjell lajmi.net.

Pep Guardiola është vendosur të menaxhojë skuadrën e Cityt, ndërsa trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez do të udhëheqë yjet e Premierligës.

Disa prej ish-bashkëlojtarëve te City të Kompany janë konfirmuar tashmë për ndeshjen, duke përfshirë Joe Hart, Joleon Lescott, Micah Richards, Pablo Zabaleta, Wayne Bridge, Gareth Barry, Nigel de Jong, Samir Nasri, Shaun Wright-Phillips, Stephen Ireland dhe Craig Bellamy.

Përveç kësaj, yjet e tanishëm të Cityt Sergio Aguero dhe David Silva do të përbëjnë gjithashtu një pjesë të ekipit të Legjendave të Man Cityt.

Ndryshe, Balotelli nga sezoni i ardhshëm do luaj në Serie A me Brescian. /Lajmi.net/ 

Të tjera nga Kategoria