Avokati: Trump po e vë informatorin në rrezik fizik

Një avokat i informatorit, që nxiti procedurat për shkarkimin e presidentit amerikan, Donald Trump, i dërgoi letër Shtëpisë së Bardhë me, siç u tha, kërkesën për të ndalur presionin.

Në letër, Andrew Bakaj, shkroi se
“retorika dhe aktiviteti” i Trumpit e vendosin klientin dhe familjen
e tij “në rrezik fizik”.

Identiteti i informatorit deri më tash është
ruajtur nga rivalët e Trumpit – demokratët.

Informatori e ka ngritur ankesën në gusht,
duke shfaqur shqetësim për një thirrje telefonike midis Trumpit dhe homologut
të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Është thënë se Trump i ka kërkuar Zelenskyt të
hetojë për korrupsion Joe Bidenin – rival i tij i mundshëm në zgjedhjet e vitit
të ardhshëm.

Në letrën dërguar këshilltarit të Shtëpisë së
Bardhë, Pat Cipollone, Bakaj citoi shembuj të shumtë të, siç tha,
“fiksimit” të presidentit për identitetin e informatorit.

Bakaj tha se Trump me “deklarata të
tilla” për mediat, në tubime dhe në Twitter e frikëson klientin e tij.

Por, Trump edhe të premten i vazhdoi sulmet
kundër informatorit.

“Informatori është një turp për vendin
tonë, një turp”, u tha Trump gazetarëve.

Presidenti ka mohuar keqbërjen dhe hetimet
kundër tij i ka cilësuar si “gjueti shtrigash”.

Të tjera nga Kategoria