Avdullah Hoti i reagon Kadri Veselit: Listat e veteranëve nuk pastrohen nga ata që i kanë fryer

Ish-kandidati i
Lidhjes Demokratike të Kosovëës për kryeministër, Avdullah Hoti, i ka reaguar
Kadri Veselit i cili më herët kishte thënë se do të pastronte listat e veteranëve
nga emrat e rremë.

“Do të përfundojë atë
që unë kam nisur, do të pastroj listat e veteranëve të UÇK’së”, kishte thënë
Veseli.

Mirëpo reagimi i
ish-shefit të grupit parlamentar të LDK’së ka qenë i shpejtë.

“Listat e veteranëve
nuk pastrohen nga ata që i kanë fryer, por nga prokuroria. Mjafton që prokurorët
të mos kërcënohen”, ka thënë Hoti.

Në listat e veteranëve
janë mbi 60 mijë persona./Gazeta Express/

Të tjera nga Kategoria