Anton Berisha flet për shtyllat e politikës së jashtme

Ish-zëvendeës ministri në Ministrinë e Punëve
të Jahtme, Anton Berisha,  ka folur rreth
procesit të dialogut me Serbinë. Berisha ka shkruar në Facebook se me Serbinë
dhe ndërmjetësuesit në dialog mund të flasim vetëm për riafirmimin e të
drejtave të komuniteteve minoritare, e që u janë afruar me Dokumentin e
Ahtisarit, gjegjësisht me Kushtetuten. Dhe, tash gjatë këtij dialogu Politika e
Jashtme e RKS-së kërkon reciprocitet për shqiptarët në Luginë.

Ky është postimi i plotë i Anton Berishës:

Shtyllat e Politikës së Jashtme – III

Dialogu me Serbinë

* Në platformen rajonale RKS është
pjesëmarrëse e barabartë në të gjitha nismat, e që për Serbinë kjo paraqet një
problem esencial, andaj përpiqet të nënvlerësoj dhe në mënyrë permanente të
minoj paraqitjen e Kosovës si anëtare e barabartë. Për evitimin e kësaj qasjeje
duhet të hiqet fusnota e cila e mbanë Kosovën në “STAND BY”. Eliminimi i
fusnotës është imperativ i Politikës së Jashtme të RKS-së!

* Dialogu me Serbinë –

Një dialog i udhëhequr në mënyrën naive dhe
egocentrike e qê ka përcjellur axhendë të njohur historike të kuluareve
akademiko-politike me qendër në Dedinje ka shkatuar vampirizimin e kauzes
serbe. Kjo mënyrë e dialogimit ka shkaktuar të ashtuquajturat “çnjohje”, që nuk
i njeh e drejta ndërkombëtare, por që janë veprime politike të vendeve të
ndryshme. Kjo i ka mundësuar Serbisë të imponoi politikën “Ëait and see!”

Ne duam që politiken inerte, reaktive ta
shndrrojmë në politikë veprimi 100%! Tarifa ka ndërprerë një dialog anti-shtet.
Dhe ka qenë veprim i cili kthen Kosovën në tavolinë si palë e barabartë dhe jo
të negociohet si deri më tani, Serbia nuk njehë Kosovên – Kosova njehë Serbinë.

Në tavolinë duhet vendoset pariteti dhe
reciprociteti. Këto dy parime duhet t’a udhëheqin procesin e dialogut. Dhe,
aspekti i invencioneve të tipit të Marrëveshjes së Lozanes (1921) që vijnë nga
individ, nuk është në axhenden e Kosoves.

Me Serbinë dhe ndërmjetësuesit në dialog mund
të flasim vetëm për riafirmimin e të drejtave të komuniteteve minoritare, e që
u janë afruar me Dokumentin e Ahtisarit, gjegjësisht me Kushtetuten. Dhe, tash
gjatë këtij dialogu Politika e Jashtme e RKS-së kërkon reciprocitet për
shqiptarët në Luginë.

Të tjera nga Kategoria