Anna Oxa, me mesazh të fuqishëm në Kënga Magjike

Anna
Oxa ka performuar në skenën e festivalit “Kënga Magjike”.

Këngëtarja italiane me origjinë shqiptare,
Ilirana Hoxha, e njohur ndërkombëtarisht si Anna Oxa, ka performuar në skenën e
festivalit të këngës “Kënga Magjike 2019”, shkruan lajmi.net.

Para se të ngjitet në skenë për të dhënë performancën magjike, ajo pati një mesazh të fuqishëm për shqiptarët.

“Duhet të mësojmë të jetojmë me forcë të mbinatyrshme, që ndonjëherë na lëvizin dhe ndjenjat tona, ndaj duhet të kemi mundësinë për të ndërtuar. Duhet të krijojmë kompeticionin më të bukur, më origjinal të mundshëm”, tha ajo.

“Unë jetoj në Zvicër dhe kam fatin që të shoh
ato male të mrekullueshme dhe të kuptoj se sa qeniet njerëzore mund të ndahen
nga vetvetja. Ju ftoj që të futemi përmes çdo platforme të artit, duke dhuruar
që që i përket një shprehje më natyrale, një kënge natyrale”, tha Anna Oxa në
skenën e festivalit “Kënga Magjike 2019”, ka përfunduar Anna Oxa.

Të tjera nga Kategoria