Ambasadori rus në Beograd ka vërejtje për deklaratën e sotme të QUINT’it për dialogun

Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko ka reaguar në Tëitter pasi Franca,Italia, Gjermania, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i këekuan Kosovës dhe Serbisë t’i rifillojnë negociatat. Diplomati rus ka shkruar se asgjë e re apo inkurajuese nuk u tha sot nga shtetet e QUINT’it. Sipas tij, me këtë deklaratë janë krijuar parakushtet që edhe një herë të fajësohet  Beogradi  për dështimin e dialogut.

Ambasadori rus ka pohuar se rifllimi i dialogut është i mundshëm vetëm nëse Prishtina heq taksën, raporton Gazeta Express. Kharchenko iu ka referuar cështjes së fushatës që Serbia dhe Rusia kanë bërë kundër Kosovës për të tërhequr njohjen duke theksuar se shtetet janë të pavarura në vendimet e tyre.

Sipas tij shtetet e kanë kuptuar  “shtetësinë e rreme të Kosovës e cila bie ndesh me ligjin ndërkombëtar”.

Përveç kësaj, Botcan-Kharchenko tha se është e paqartë pse flitet për “integrim euro-atlantik” në deklaratën e QUINT’it duke theksuar se ato përsëri po e injorojnë qëndrimin e Serbisë për neutralitetin politiko-ushtarak. “Realiteti është se Beogradi po zhvillon negociata në prag të pranimit vetëm me Bashkimin Evropian, andaj deklarata ‘ne kemi bërë gjithcka për të rinovuar dialog’, vështirë se mund të qëndrojë” ka shtuar ai. Mbetet të shihet nëse rusët duke bërë këto vërejtje, janë duke u përpjekur që të jenë pjesë e  procesit të dialogut.

Të tjera nga Kategoria