Ambasadori amerikan: Ka ardhur koha që Kosova e Serbia t’i japin fund konfliktit

Vendet e QUINT-it kanë kërkuar gjatë ditës së
djeshme nga Kosova dhe Serbia të kthehen në tavolinën e diskutimeve.

Si pjesë e kësaj kërkese ndaj Beogradit dhe
Prishtinës, ambasadat kryesore kanë kërkuar edhe heqjen e taksës nga Kosova, si
dhe ndalimin e propagandës  së Serbisë në
arenën ndërkombëtare.

E lidhur me këtë ambasadori amerikan në
Beograd, Kyle Scott, ka thënë se ka ardhur koha që Kosova dhe Serbia t’i japin
fund konfliktit të viteve të 90-ta.

Ai ka bërë thirrje që Kosova dhe Serbia t’i
japin hov dialogut që do të çonte në një marrëveshje finale mes dy vendeve.

“Ka ardhur koha t’i jepet fund konfliktit të
viteve të 90-ta. I bëj thirrje Kosovës e Serbisë t’i rihapin negociatatat e
mbështetura nga BE-ja sa më shpejtë të jetë e mundur, dhe t’i shmangen
veprimeve që do të pamundësonin arritjen e marrëveshjes finale”, ka shkruar
Scott në profilin e tij në Tëitter.

Ndaj kërkesës së QUINT-it ka reaguar dje edhe
Qeveria e Kosovës.

Nga zyra e kryeministrit në largim, Ramush
Haradinaj kanë thënë për lajmi.net se ata nuk lëvizin nga qëndrimet e veta për
taksën dhe dialogun.

Të tjera nga Kategoria