Aksident i rëndë në Vushtrri, lëndohen 6 persona

Gjashtë persona janë lënduar një aksident
trafiku që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Vushtrri.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka
ndodhur si shkak i goditjes së një veture me një kombi

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në
mes të një veture dhe një kombi. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë
pësuar gjashtë persona K-Shqiptarë dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor
ne Spitalin e Mitrovicës”, thotë Policia e Kosovës.

Totali i aksidenteve që kanë ndodhur në 24
–orëshin e fundit sipas policisë është 42, ku 10 prej tyre kane përfunduar me
të lënduar, ndërsa 32 me dëme materiale.

Të tjera nga Kategoria