AKR udhëheq me Ministrinë e Ambientit, por shikoni si është gjendja me bërllok në qendër të Mitrovicës

Ka disa ditë që në Qendër të Mitrovicës kontejnerët po qëndrojnë të mbushur përplot me mbeturina, e të njëjtat po shihen edhe jashtë tyre.

Në redaksinë e
Gazetës Express një lexues ka dërguar disa fotografi, nga Rruga “Shemsi Ahmeti”,
që është në afërsi të ish-hotelit Adriatik.

Aty shihen fotografi plot me bërllok, e kjo gjendje ka vazhduar për disa ditë.

Partia e Behgjet Pacollit, AKR-ja që udhëheq në Mitrovicë, ka edhe Ministrinë e Ambientit, por, që komunën e vetme që udhëheqin këta e kanë lënë në këtë gjendje.

Njejtë ka ndodhur edhe ditë më parë për festën e Kurban Bajramit, kur pati lajme të shumta se si në këtë komunë janë lënë në rrugë mbetjet pas prerjes së kurbanëve./GazetaExpress

Të tjera nga Kategoria