Aeroplani i nisur për SHBA detyrohet të kthehet në Cyrih

Një aeroplan i kompanisë Swiss është detyruar pasditen e të mërkurës të kthehej në aeroportin e nisjes, në Cyrih, pas dy orësh fluturimi.

Fluturakja ishte nisur për në Boston, SHBA, por një defekt në toalete kishte detyruar stafin të vendoste për kthim.

“Shkak për këtë ishte një defekt teknik në sistemin e kanalizimit, për pasojë të cilit, pjesa më e madhe e toaleteve në aeroplan është dashur të nxirrej jashtë përdorimit”, ka thënë një zëdhënës i Swiss, transmeton albinfo.ch. Ai ka shtuar se “kthimi në Cyrih është vendosur të bëhet për çështje komforti”.

Në bordin e aeroplanit ndodheshin 205 udhëtarë.

Aeroplani ka aterruar në Aeroportin e Cyrihut në orën 18. Pasagjerët e prekur do të shpërndahen nga Swiss  në aeroplanë tjerë në flutuirmet e radhës, përcjell albinfo.ch. Në këtë mënyrë atyre do t`u mundësohet që përkundër problemit në fjalë, të mbërrijnë sa më shpejt në destinacionin e tyre.

Të tjera nga Kategoria