4 vjet më parë City pagoi 32 mln euro për të, sot stërvitet në ligën e katërt të Anglisë

30 vjeçari tani është pa skuadër, dhe po stërvitet me Newport, në ligën e katërt të Anglisë.

“Është diçka e madhe të kesh një lojtar të tillë në ekip. Ai përpiqet shumë dhe është një lojtar i vërtet”, ka thënë trajneri i Newport, Mike Flynn në vlerësimin e tij.

Bony ka zhvilluar 46 ndeshje për Man Cityn dhe ka shënuar 11 gola. Ai ishte i huazuar te Stoke, ku ka shënuar dy gola, para se të transferohej te Swasea për 13 milionë euro.

Swansea pas rënies nga Premierliga, e ka huazuar lojtarin te Al Arabi, por ai atje ka ndërprerë bashkëpunimin./Lajmi.net/

Të tjera nga Kategoria