22-vjeçari në Prizren rrugëve me armë në brez, policia ia sekuestron dy revole

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren përmes një komunikate për media ka njoftuar se dje rreth mesditës në lagjen “Ortakoll” në Prizren një 22-vjeçar është vërejtur me armë në brez.

Policia pas pranimit të informacionit ka dalur
në vendin e ngjarjes dhe tek i dyshuari T.C, i lindur në vitin 1997 i është
gjetur në posedim: Pistoletë ‘Zastava’ me një karikator, dhe pistoleta ‘EKOL
TUNA’ tre fishekë të kalibrit 6.35 mm, një shufër metalike dhe një thikë.

Hetuesit dhe njësiti i krim-teknikës ka dalë
në vendin e ngjarjes. Armët dhe gjësendet tjera janë sekuestruar.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe hetimet janë duke vazhduar. /GazetaExpress/

Të tjera nga Kategoria